Tragjedi në futbollin argjentinas: Ezequiel Esperon bie nga kati i gjashtë dhe humb jetën në moshën 23 vjeçare

Tragjedi në futbollin argjentinas: Ezequiel Esperon bie nga kati i gjashtë dhe humb jetën në moshën 23 vjeçare

Tragjedi në futbollin argjentinas, një lojtar e ka humbur jetën pasi ka rënë nga tarraca e katit të gjashtë teksa po argëtohej me miqtë e tij. Ezequiel Esperon është deklaruar i vdekur menjëherë pas arritjes në spitalin Zubizarreta në Buenos Aires.

Ai besohet se ka rënë pasi është mbështetur në një kangjellë, e cila nuk ishte forcuar si duhej dhe nuk e ka mbajtur peshën e tij.

Tragjedia ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të të dielës në lagjen Villa Devoto në Buenos Aires, në një apartament ku mbahej një ndejë e miqve të tij.

Esperon e nisi karrierën me klubin All Boys nga Buenos Aires, para se t’i bashkohej klubit brazilian, Sport Club Internacional, që është i vendosur në Porto Alegre.

Klubi i tij i fundit ishte Atlante de Mexico, ku luajti në 12 ndeshje, ndërsa në shtattë muajt e fudnit ishte pa klub.

Policia ka nisur një hetim rutinë, edhe pse është konstatuar se Esperon e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.