• E mërkurë / Apr-24 00:52
  • Kontakt

Inter-Juventus, ndeshja që mund të vendosë rekorde të reja në Serie A

Inter-Juventus, ndeshja që mund të vendosë rekorde të reja në Serie A

‘Derby d’Italia’ që do të zhvillohet të dielën mes Interit dhe Juventusit në San Siro është e paraprirë që të thyej rekordet më të larta në historinë e Serie A.

Gazzetta dello Sport shkruan se stadiumi Guiseppe Meazza është shitur plotësisht, ku do të jenë mbi 75,000 tifozë.

Përballja do të gjenerojë më shumë se 6.5 milionë euro – një shumë e padëgjuar në futbollin italian.

Gazeta gjithashtu shpjegon se në stadiumi do të mbi 100 kombësi, pasi 20 për qind e biletave janë blerë nga tifozët jashtë Italisë.

Më në fund, më shumë se 40 transmetues do të transmetojnë ndeshjen në mbi 200 vende.