Real Madrid me reagim zyrtar për Thibaut Courtois

Real Madrid ka përgënjeshtruar raportimet e medieve në lidhje me portierin e tyre, Thibaut Courtois.

Në mediet spanjolle që nga ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Club Brugge, është shkruar shumë për Courotis, ku thuhej se portieri ka filluar të ketë edhe ankth, shkaku i situatës nëpër të cilën po kalon.

“Lojtari jonë nuk është diagnostikuar me një situatë të ankthit siç pretendohet, ai informacion është i rremë”, thuhet në reagimin e Realit.

Sipas njoftimit, Courtois është diagnostikuar dhe trajtuar për gastroenteritinë akute me dehidrim, gjë e cila i bëri të pamundur përfundimin e ndeshjes të martën.