Mbrojtësi i Shqipërisë ëndërron Bundesligën

Mbrojtësi i Shqipërisë ëndërron Bundesligën

Ardian Ismajli, mbrojtësi i Shqipërisë që luan me Hajduk Splitin, ka dhënë një intervistë mjaft interesante për a.hr.

Ai ka folur për vështirësitë për t’u bërë futbollist, trajnerin Edy Reja dhe kampionatin e së ardhmes.

23-vjeçari fillimisht u ndal te tekniku Edy Reja, ky i fundit ka drejtuar Hajduk Splitin dhe bisedon shpesh me mbrojtësin për kroatët.

“Reja i do lojtarët e rinj në moshë dhe po ndërton një ekip për të ardhmen. Unë e di se ai ka qenë trajner Hajduk dhe vazhdon të më pyesë për të rejat në klub. Ai dhe Giggi Febbrari dërgojnë gjithmonë përshëndetje për njerëzit në klub. Sidomos Giggi, i cili thotë se Spliti është një shtëpi e dytë për të dhe vjen çdo vit nga 10 ditë këtu”, tha Ismajli.

“Klubi ku kam qenë, 2 Korriku, ka një shkollë shumë të mirë futbolli. Gjithsesi kushtet janë të dobëta. Kam bërë shumë përparim te Hajduku. Teknikisht jam më mirë, edhe fizikisht jam rritur dhe jam bërë më i fuqishëm. Ky është një klub i shkëlqyeshëm, që funksionin mirë”.

“Nuk jam tip që bëj plane afatgjata. Detyra ime është të stërvitem dhe të jap më të mirën. Menaxheri dhe klubi kujdesen për gjërat e tjera. Dua të fitoj titullin me fanellën e Hajduk Split dhe të luaj në Bundesliga”.