Real Madridi po planifikon investime në mesfushë në afatin e janarit

Real Madridi po planifikon investime në mesfushë në afatin e janarit

Real Madridi është lider në La Liga, por po lufton në Ligën e Kampionëve, dhe klubi planifikon të provojë t’i korrigjojë këto probleme duke u inkuadruar në tregun e transferimeve të janarit.

Zinedine Zidane dëshironte të rindërtonte mesfushën gjatë verës, me Paul Pogba zgjedhjen e tij të parë, megjithatë një marrëveshje u bë e pamundur nga kërkesat e Manchester United.

Pavarësisht se Zidane beson se skuadra e tij është e aftë të bëjë rregullisht paraqitje si kundër Sevillas, mbeten dyshime mbi lojtarët në skuadrën e tij.

Sipas gazetës Marca, drejtuesit e klubit janë të interesuar të investojnë në afatin kalimtar të janarit për të përforcuar skuadrën.

Pogba vazhdon të jetë ëndrra e Zidanes, por gjasat janë që Eriksen të jetë lojtari më i arritshëm në afatin e janar.


Ai është me përvojë pasi ka 27 vjeç dhe nuk do të rinovojë kontratën e tij me Tottenham Hotspur.


Donny van de Beek i Ajaxit gjithashtu ka të ngjarë të jetë një objektiv real me krijuesin holandez që ka qenë afër bashkimit gjatë verës.

Përveç nënshkrimeve të reja, Zidane pritet t’i japë vazhdimësi një grupi lojtarësh më të rinj që kërkojnë të gjejnë vendin e tyre në ekip, kryesisht Vinicius Junior, Eder Militao, Luka Jovic dhe Rodrygo. /