”Është gjithmonë më e lehtë kur në skuadër ke Leo Messin”

Marc-Andre ter Stegen është i lumtur që Lionel Messi është rikthyer në skuadrën e Barcelonës, pas rikuperimit të argjentinasit nga dëmtimi i tij.

Messi luajti një rol kryesor, pasi ‘Blaugranët’ mposhtën Interin 2-1 në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

“Ne shënuam dy gola të mirë. Ne bëmë disa gabime, por këto gjëra ndodhin”, tha Ter Stegen.

“Ata gjithashtu kanë shumë cilësi dhe në fund ne fituam”.

“Megjithëse vuajtëm shumë, kjo është gjithashtu pjesë e futbollit”, deklaroi portieri gjerman.