Fenerbahce vëzhgon nga afër Kemal Ademin e Baselit

Fenerbahce vëzhgon nga afër Kemal Ademin e Baselit

Trajneri i Fenerbahces, Ersun Yanal, do t’i dërgojë në Trabzon ndihmësit e tij, ku ekipi i këtij qyteti Trabzonspor përballet me Baselin në Ligën e Evropës.

Fenerbahce e sheh Trabzonin si rivalin kryesor për titull në Turqi.

Përveç që do të vëzhgohet skuadra rivale në kampionat, por ashtu tek Baseli janë dy lojtarë që pëlqehen nga Fenerbahce.


Njëri nga ta është edhe sulmuesi shqiptari, Kemal Ademi. Ai sikurse Vedat Muriqi është nga Prizreni, por që familja e tij ka migruar në Zvicër.

Aty është edhe talenti tjetër Eray Comert që po ashtu luan te Baseli e që do të vëzhgohet.


Nëse Fenerbahce arrin që të nënshkruajë me Ademin, atëherë do t’i ketë në sulm dy shqiptarë