Më shumë probleme për Barcelonën: Firpo nuk luan sonte ndaj Interit

Junior Firpo nuk do të luajë sonte te Barcelona kundër Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i majtë ka pësuar tërheqje të muskujve, andaj ai nuk do të jetë i gatshëm për përballjen ndaj Nerazzurëve që zhvillohet sonte në Camp Nou.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, janë në presion të madhe, pasi në këtë takim nuk do të luajë as Jordi Alba që po ashtu është i lënduar.


Firpo pritet që të mos luajë as në ndeshjen e La Liga-së kundër Sevillas shkaku i lëndimit, gjera Ernesto Valverde është në probleme.

Alba pësoi lëndim në ndeshjen e parë të garës më të madhe për klube në barazimin pa gola me Borussia Dortmundin.

Barcelona tani do të jetë e detyruar që në atë krah të luajë me Sergio Roberton ose Nelson Semedon ndaj skuadrës italiane.

Firpo u transferua te katalunasit në këtë afat kalimtar veror nga Real Betisi dhe shënoi golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Getafes në fundjavën e kaluar.

Kampioni i La Liga-së shpreson që sonte ta marrë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve ndaj skuadrës së Antonio Contes që në këtë sezon po luan në mënyrë fantastike.