Barcelona e pret Interin sonte në Camp Nou, formacionet e mundshme

Barcelona e pret Interin sonte në Camp Nou, formacionet e mundshme

Barcelonës i është rikthyer Lionel Messi nga lëndimi, por ai nuk pritet të jetë titullar kundër Interit, që po të luajë pa sulmuesin kryesor, Romelu Lukaku, sonte në Camp Nou.

Barça është nikoqire e Interit në ndeshjen e rrethit të dytë të Grupit A në Ligën e Kampionëve, sonte në orën 21:00.

Messi është riaftësuar nga lëndimi në puplën e këmbës dhe nga dëmtimi në muskulin e kofshës, prandaj është ftuar nga trajneri Ernesto Valverde për këtë ndeshje.

Megjithatë, edhe pse shkroi në Twitter se “Më i miri i të gjitha kohëve është rikthyer”, Barça pritet ta nisë takimin me talentin e ri Carles Perez në vend të Messit në krahun e djathtë.

Për zikaltrit, ndërkohë, sulmuesi belg Lukaku mungon shkaku i një problemi muskulor dhe sulmi pritet të përbëhet nga Alexis Sanchez dhe Lautaro Martinez.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; De Jong, Busquets, Rakitic; Perez, Suarez, Griezmann

Inter: Handanovic; Godin, de Vrij, Skriniar; D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Sensi, Asamoah; Lautaro, Alexis