Në Spanjë raportohet se ‘Los Blancos’ kanë gati hiq më pak se 300 milionë euro në dispozicion për t’i shpenzuar në transferime.
Forma e dobët e këtij edicioni, ka shërbyer si mësim për Florentino Perezin, që verën e kaluar nuk bëri asnjë përforcim për t’u veçuar.
E për t’u mos përsëritur kjo gjë, Real Madrid do të investojë në skuadër 300 milionë euro, ku përmenden emra si Neymar, Lewandowski, Odriozola, Hazard, Kane e De Gea.