Wenger po konsideron rikthimin në futboll

Arsene Wenger ka konfirmuar se ka marrë disa propozime interesante për t’u rikthyer në futboll.

Francezi është larguar nga futbolli në maj të vitit 2018, kur vendosi t’i jepte fund qëndrimit 21 vjeçar te Arsenal.

‘Goal’ ka mësuar se Wenger do të rikthehet në një rol drejtues te FIFA, me të cilët ka qenë në bisedime që një kohë të gjatë, dhe ish trajneri i Arsenalit me deklaratat e fundit ka lënë të kuptohet se një rikthim nuk është larg.

“Që nga largimi nga Arsenal kam marrë disa propozime interesante, disa prej të cilat po i mendoj tani”, ka deklaruar Wenger, përcjell lajmi.net.

Arsene Wenger këtë vit jo pak herë është përmendur si kandidat për të marrë drejtimin e Real Madridit, derisa këta të fundit vendosën për rikthimin e Zinendine Zidanes.