A mund ta gjeni leopardin? Kjo foto po çmend rrjetin

A mund ta gjeni leopardin? Kjo foto po çmend rrjetin

Një fotograf, i cili ka arritur të kapi në kamera një leopard të kamufluar në mënyrë perfekte i ka ‘çmendur’ me sukses njerëzit në Twitter.

Tek fotoja e publikuar në mediat sociale, në shikim të parë mund të duket sikur kemi të bëjmë me një kanal, baltë, një trung peme dhe asgjë tjetër.

Por fotoja e shkrepur prej fotografit nga India në fakt fsheh një grabitqar që pothuajse nuk duket fare. Vetëm nëse e sheh foton me imtësi të madhe mund të dallosh leopardin në sfond.

Fotoja u postua nga Bella Lack në Twitter, ku ndiqet nga 150,000 persona.

Bashkë me foton ajo shkruante: Dikush më dërgoi këtë foto dhe më pyeti nëse mund ta gjeja leopardin. Isha e bindur që ishte ndonjë shaka…derisa e gjeta ku ndodhej. Mund ta dalloni ju?”.