Kjo është mosha kur gratë gjejnë dashurinë e vërtetë, e zbulon shkenca

Kjo është mosha kur gratë gjejnë dashurinë e vërtetë, e zbulon shkenca

Nëse ndiheni të pakënaqur sepse jeni mbi 25 vjeç dhe akoma nuk e keni gjetur njeriun e zemrës, qetësoheni! Mos e merrni me vrap!

Sipas shkencës, gratë e gjejnë dashurinë e vërtetë vetëm midis moshës 27 deri 35 vjeç.

Hannah Fry është një matematikan nga Universiteti i Londrës, i cili thotë: “Kurrë nuk do të gjesh dashurinë të vërtetë deri pas 27 viteve të tua!”

Mbi forcën e numrave dhe statistikave Hannah sqaron se: “Shanset për të gjetur dashuri të vërtetë me njerëzit që njohim gjatë 37% të ciklit të të parë të jetës sonë romantike janë shumë të ulëta”.

Shkenca na thotë se dashuria e vërtetë është midis 27 dhe 35 vjeç. Kjo do të thotë që nëse doni të martoheni para moshës 40 vjeç, nuk do ta gjeni fundin tuaj të lumtur me njerëzit me të cilët dilni kur jeni 15 deri në 27 vjeç.

Duke përdorur matematikën ai krijoi “teorinë optimale të ndalimit”, falë së cilës ne mund të parashikojmë se sa marrëdhënie hipotetike do të duhet të refuzoni përpara se të gjeni dashurinë, gjysmën tuaj më të mirë.

Me fjalë të tjera, kjo metodë ju lejon të dini kur duhet të ndaloni kërkimin dhe të mbani kandidatin më të mirë.

Martesa

Nga ana tjetër, matematikani rekomandon përdorimin e dashurive të para për të krijuar një pritje realiste të asaj që ju nevojitet vërtet nga një partner jete.

Në fakt, vetëm pas kësaj faze mund të zgjidhni një person më të mirë se cilindo nga ish-partnerët tuaj të tjerë të mëparshëm për të konsoliduar një marrëdhënie dhe të bëni hapin e madh.

Eksperti siguroi “The Guardian” se njerëzit ndjekin këtë strategji refuzimi gjatë dashurive të tyre të para pa e ditur që ata po e përdorin atë për të kuptuar dhe për të kërkuar çfarë është më e mira që mund të kemi në jetën tonë të dashurisë.

“Ne kemi mjete natyrale që na lejojnë të zgjedhim gjërat. Matematika na ofron vetëm një mënyrë për t’i përshkruar ato”, tha studiuesi. /Telegrafi/