Pogba po bën gjithçka për t’u larguar nga Man Utd

Paul Pogba do të bëjë gjithçka për t’u larguar nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Francezi largimin e ka kërkuar edhe gjatë verës së fundit, diçka që nuk arriti ta realizonte.

‘Djajtë e Kuq’ bën përpjekje të mëdha për t’i ofruar një marrëveshje të re, të cilën ai nuk e ka ndërmend ta pranojë.

Ditë më parë u raportua se Mino Raiola i kishte kërkuar Manchester United një pagë të ‘çmendur’ për Pogban, si sinjal se ai dëshiron largimin.

Dëshira e Pogbas është transferimi te Real Madrid ose Juventus, duke kërkuar që largimi të ndodh sa më parë.