Atletico tallet me dënimin e Barcelonës për Griezmann

Ka ardhur reagimi i Atletico Madridit pas dënimit qesharak që Federata e Futbollit të Spanjës i bëri Barcelonës për çështjen Antoine Griezmann.

Barcelona është gjobitur me 300 euro për bisedimet me Griezmann pa lejen e Atletico Madridit që nga marsi i vitit të kaluar.

Në këtë pikë, kur bisedimet filluan, klauzola e lojtarit e vendosur nga Atletico ishte 200 milionë euro, dhe Barcelona ra dakord me Griezmann, që të pritej korriku për t’u ulur në 120 milionë euro vlera e tij.

Katalanët, pas korrikut, kanë transferuar Griezmannin për 120 milionë euro, dhe Atletico Madrid ka kërkuar një dëmshpërblim prej 80 milionë euro.

Në fund, Barcelona u gjobit me një shumë simbolike prej 300 euro, për të cilën madje edhe do të ankohen.

“Le të jemi serioz, unë do t’i jap ato 300 euro. Nuk është normale, ka rregulla dhe ato duhen të respektohen”, ka deklaruar presidenti i Atelticos, Enrico Cerezo.