Transferimet e Unitedit në janar mund ta shndërrojnë skuadrën në një makineri të golave

Transferimet e Unitedit në janar mund ta shndërrojnë skuadrën në një makineri të golave

Manchester Unitedi do të tentojë që në afatin e janarit t’i bëjë dy transferime në fazën ofanzive, pasi Marcus Rashford nuk po e tregon vetën dhe me Anthony Martialin e lënduar.

Dyshja sulmuese e Djajve të Kuq e filluan sezonin e ri në Ligën Permier në mënyrë të mirë, duke shënuar katër gola ën vetëm dy ndeshje, mirëpo francezi tani ka pësuar lëndim.

Ole Gunnar Solskjaer e largoi në këtë verë Romelu Lukakun dhe Alexis Sanchezin që u transferuan te Interi, mirëpo dështoi t’i gjente zëvendësuesit e tyre.

Sulmi i Unitedit nuk po tregon efikasitet në sulm, andaj ka bërë që trajneri norvegjez të tentoi në janar transferimin e Ousmane Dembeles dhe Mario Mandzukicit.

Nëse dyshja transferohen në Old Trafford në afatin kalimtar të dimrit, atëherë skuadra angleze do të kishte në skuadër dy lojtarë që mund të shënojnë shumë gola.

Me kroatin dhe francezin në formacion, Unitedi do të kishte opsione më të mëdha në sulm, por natyrisht edhe më shumë cilësi.