Tërhiqet shorti, Barcelona me kundërshtar të fortë në gjysmëfinalen e Copa del Rey

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen javën e ardhshme.

Barcelona do të përballet me Valencian në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Çifti i tjetër gjysmëfinal do të jetë ndërmjet Legannes dhe Sevillas, pas shortit që u hodh sot në Madrid.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen javën e ardhshme, pra të martën dhe mërkurën, ndërsa ato të kthimit në javën vijuese.