Këshilltari i ri i Trump-it është shkolluar në një universitet racist

Këshilltari i ri i Trump-it është shkolluar në një universitet racist

Këshilltari i ri për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, është shkolluar në një universitet diskriminues në Afrikën Jugore. Sipas njërit nga ish-prorektorët e këtij institucioni, universiteti ka bërë veprime raciste në mënyrë rutinore.

Robert O’Brien, i zgjedhur në njërën nga pozitat më të larta në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, ka studiuar në Universitetin “Organge Free State” sipas sistemit të aparteidit në Afrikën Jugore. Sipas një faqe për biografinë e tij në LinkedIn, ai është bërë pjesë e këtij universiteti në vitin 1987 dhe ende nuk ka diplomuar.

Afrika Jugore në atë kohë cilësohej si shtet diskriminues dhe përballej me bojkote të shkallës së lartë në fushat e sportit, kulturës dhe çështjeve akademike. Madje Shtetet e Bashkuara i kishin vendosur sanksione këtij shteti më 1986 pasi Kongresi e kishte miratuar Rezolutën Kundër Aparteidit.

Prof.Jonathan Jansen, i cili kishte shërbyer si prorektor në këtë universitet nga viti 2009 deri në vitin 2017, tha se në kohën kur O’Brien ishte student, institucioni ishte universitet i personave të bardhë, kishte qëndrime konservatore dhe vazhdimisht bënte veprime raciste, jo vetëm në politika, por edhe në praktikë.

Sipas tij, në këtë universitet zezakët nuk ishin pjesë e studentëve apo stafit akademik, por mund të punonin vetëm si pastrues apo kopshtarë, shkruan “The Guardian”.