Zafir Berisha: Më vjen keq që nuk kam punësuar më shumë militantë të Nismës

Zafir Berisha: Më vjen keq që nuk kam punësuar më shumë militantë të Nismës

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës në qytetin e Prizrenit, Zafir Berisha, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se i vjen keq që nuk ka punësuar më shumë militantë të partisë së tij.

“Më vjen keq që nuk kam punësu më shumë militantë të Nismës”, është shprehur Zafir Berisha.

Ai gjithashtu pyeti se pse nuk duhet të punësohen militantët e partisë nëse i plotësojnë kriteret.  

“Pse nuk duhet të punësoi militantë të partisë nëse i plotëson të gjitha kriteret?”, pyeti Berisha.

Madje Berisha këtë gjë e konsideron plotësisht normale

“Është normale të punësohen militantët e partive”, shtoi Berisha.