Fjalët e Coutinhos pas debutimit te Barcelona

Philippe Coutinho u shpreh i lumtur me paraqitjen e tij të parë për ekipin nga Camp Nou.

Philippe Coutinho debutoi te Barcelona në fitore 2:0 ndaj Espanyolit në ndeshjen e kthimit në çerekfinalen e Copa del Rey.

Përforcimi i madh i ardhur nga Liverpool u shpreh i lumtur me paraqitjen e tij të parë për ekipin nga Camp Nou.

“Ka qenë një mbrëmje shumë speciale për mua. Nuk do ta harroj. Të gjithë tifozët dhe futbollistët më kanë pritur mirë, kjo më ka ndihmuar shumë”, deklaroi ai.

“Kam qenë pak i emocionuar, por loja më ka qetësuar. Jam i lumtur që kam zhvilluar minutat e para për këtë klub, jam i emocionuar me pritjen”, u shpreh mesfushori brazilian.