Mesazhi nga Messi pas fitores ndaj Espanyolit në Copa del Rey

Lionel Messi ka shprehur gëzimin e tij pas fitores ndaj Espanyolit...

Lionel Messi ka shprehur gëzimin e tij pas fitores 2:0 ndaj Espanyolit në Camp Nou dhe kualifikimit në gjysmëfinalen e Copa del Rey.

Sulmuesi argjentinas realizoi një prej golave të fitores, dhe u shpreh i lumtur për fitoren e gjigantit katalan.

“Ndeshje e mirë, jemi kualifikuar në gjysmëfinalen e Copa del Rey”, shkroi Messi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.