Mesfushori portugez nuk ka mundur të gjejë vend në ekipin startues të Luciano Spallettit këtë sezon dhe duket se është i hapur për t’i kaluar gjashtë muajt e ardhshëm në kampionatin anglez.
Gazzetta dello Sport ka raportuar mëngjesin e sotëm se marrëveshja është arritur për një huazim në vlerë 1.1 milionë euro dhe me West Hamin që është pajtuar t’ia paguajë pagën përfaqësuesit portugez.
Sky Sports UK raporton se Joao Mario do të jetë në Londër sot për t’i kryer testet mjekësore, pas të cilave edhe zyrtarisht do t’i bashkohet klubit anglez si lojtar i huazuar.