Liverpooli vazhdon si i pamposhtur në Ligën Premier, triumfon me rikthim ndaj Newcastle

Liverpooli vazhdon si i pamposhtur në Ligën Premier, triumfon me rikthim ndaj Newcastle

Liverpooli ka fituar me rikthim ndaj Newcastle Unitedi me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka vazhduar serinë e fitoreve edhe pas javës së pestë, duke arritur po kaq fitore deri më tani.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, por ishin mysafirët që befasuan duke shënuar të parët.

Ishte Jetro Willems, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e shtatë për epërsinë e Laraskave 0-1.

Megjithatë, Liverpooli arriti të kthehet në lojë dhe të shënoj dy gola në këtë pjesë duke shkuar në pushim me epërsi.

Sulmuesi Sadio Mane arriti të shënoj në minutën e 28-të një supergol për barazimin 1-1, ndërsa në të 40-tën për epërsinë 2-1.


Në pjesën e dytë, përsëri ishin Reds të cilët luajtën më mirë dhe përkundër rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe një gol dhe të sigurojnë fitoren.

Ishte Mohamed Salah, i cili në minutën e 72-të përmbylli një aksion të mirë të vendasve dhe të shënojë për rezultatin përfundimtar 3-1.


Pas kësaj fitore, Liverpooli ka 15 pikë në vendin e parë, ndërsa Neëcaslte në vendin e 16-të me katër pikë.

Në ndeshjen e radhës, Reds udhëtojnë te Chelsea, ndërsa Laraskat e presin Brightonin.