“Gjith jetën”, publikohet klipi i ri nga 2Ton

“Gjith jetën”, publikohet klipi i ri nga 2Ton

“Gjith jetën” është titulli i këngës më të re, të cilën 2Ton e ka sjellë për fansat e muzikës së tij.

Tekstin e këngës e ka shkruar vet Arton Avdyli, i cili njëherësh e ka bërë edhe muzikën e saj.

Nego është kujdesur për ‘beat-in’, ndërsa për pjesën e kitarës është kujdesur Ahmet Nazifi.

Videon muzikore e ka xhiruar Grandmedia, ndërsa projekti është prodhim i Metro Music.

“Ca va” është një prej realizimeve më të fundit muzikore të 2 Ton që u publikua në muajin qershor, ndërsa videoklipi numëron afro shtatë milionë shikime në YouTube.