Poza tërheqëse e Xhensilës me fustan të kuq

Poza tërheqëse e Xhensilës me fustan të kuq

Krahas të qenit këngëtare e suksesshme, Xhensila Myrtezaj pëlqehet edhe për dukjen e saj.

Këngëtarja nga Shqipëria numëron mbi 1.4 milion ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku kohë pas kohë ndan imazhe të ndryshme me fansat e saj.

Nuk mungon edhe vënia në pah e bukurisë së saj duke që bërë që fotografitë që i publikon të marrin pëlqime të shumta.

Një pozë atraktive e publikuar së fundmi ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët i kanë dhënë komplimente të shumta këngëtares përmes komenteve të tyre.

Xhensila ka pozuar e veshur me një fustan të kuq, ndërkohë që qëndron ulur në një pozë që nuk e lë askënd indiferent.