Në kujtim të Paul Walker: Jeta e aktorit përmes fotografive

Në kujtim të Paul Walker: Jeta e aktorit përmes fotografive

Kanë kaluar gati gjashtë vjet që kur bota u detyrua t’i thoshte lamtumirë aktorit amerikan, Paul Walker.

Ndoshta më i njohur për punën e tij në ‘Fast dhe Furious’, aktori vdiç në mënyrë tragjike me datën 30 nëntor 2013 në moshën 40 vjeçe. Ai dhe shoku i tij, Roger Rodas u nisën për të marrë pjesë në një ngjarje bamirëse ‘Walker Reach Out Worldwide’, ku duke udhëtuar me një shpejtësi të përcaktuar midis 80 dhe 93 mph në një zonë 45 mph në Santa Clarita, të njëjtit u përplasën dhe makina e tyre shpërtheu në flakë.

Teksa festojmë ditëlindjen e 46-të të Walkerit sot (enjte), me 12 shtator, ne ju prezantojmë fjalët që vëllezërit e tij, Cody dhe Caleb Walker thanë për E! News.

“Ai nuk ishte një person zyrtar, Paul dëshironte që ti të bëje diçka argëtuese që kënaqesh duke e bërë me të”, tha Cody. Nuk është një ditë për tu pikëlluar. Ai nuk do që ju të trishtoheni. Ai thjesht do që ju të jeni me familjen dhe miqtë”.

Caleb shtoi, “Ne thjesht po përpiqemi të jetojmë jetën që Paul do të dëshironte që ne të jetonim. Dhe thjesht të jemi të lumtur dhe të ecim përpara”.

Për nder të ditëlindjes së yllit të filmit, le të hedhim një vështrim në jetën e tij – një jetë të jetuar mirë, sado e shkurtër që mund të ketë qenë – në foto: