Yerry Mina i përshtatet stilit të lojës së Barcelonës.
Përforcimi i ri i ardhur gjatë këtij afati kalimtar të janarit, ka përshkruar stilin e tij gjatë një interviste dhënë të përditshmes sportive katalane “Sport”.
“Më pëlqen të luaj me top dhe të nisem përpara kur jemi në posedim”, u shpreh Mina.
Mina është përforcimi i ri i Barcelonës i këtij janari, së bashku me Philippe Coutinhon nga Liverpool.