Messi thyen heshtjen, tregon nëse do të largohet nga Barcelona

Messi thyen heshtjen, tregon nëse do të largohet nga Barcelona

Lionel Messi ka reaguar pas spekulimeve në lidhje me largimin e mundshëm nga Barcelona.

Kapiteni i skuadrës katalane ka mohuar raportimet e fundit se mund të largohet nga Camp Nou në verën e vitit 2020.

“Barcelona është shtëpia ime, dua të mbetem këtu. Por, kërkoj një projekt fitues”, deklaroi Messi gjatë intervistës së publikuar sot nga e përditshmja sportive katalane “Sport”.“Dua të vazhdoj të fitoj tituj me këtë klub, të vazhdoj të bëjmë gjëra të rëndësishme”, shtoi ai.

“Për mua nuk kanë rëndësi klauzolat dhe paratë. Më e rëndësishmja për mua është të kemi një projekt fitues”, theksoi Messi.