Arda Turan dënohet me dy vjet burgim, pasi qëlloi me armë brenda një spitali

Arda Turan dënohet me dy vjet burgim, pasi qëlloi me armë brenda një spitali

Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan, është dënuar me dy vjet dhe tetë muaj burgim të suspenduar, pasi qëlloi me armë brenda një spitali. Ai u akuzua për nxitje të frikës dhe panikut, posedim ilegal të armëve dhe shkaktim të qëllimshëm të lëndimeve.

Mesfushori turk, i cili për momentin është i huazuar në Istanbul Basaksehir, ishte i përfshirë në një zënkë me këngëtarin turk Berkay Sahin, më 10 tetor të vitit 2018.

Sahini kishte mbetur me hundë të thyer pas këtij incidenti, ndërsa Arda shkoi në spital atë natë me një armë, duke gjuajtur në drejtim të tokës për të shkaktuar frikë.

Arda u akuzua për ngacmim seksual ndaj bashkëshortes së Berkay Sahinit, posedim ilegal të armëve, dëmtim të qëllimshëm dhe gjuajtje me armë.

Që nga atëherë, Basaksehir ka konfirmuar se e ka gjobitur 32-vjeçarin 2.5 milionë lira turke për incidentin, para se të merrej vendimi final në gjykatë sot.

Arda u lirua nga akuza për ngacmim seksual, por u dënua me dy vjet, tetë muaj dhe 15 ditë burgim të suspenduar për gjuajtje me armë në një mënyrë që krijoi frikë, ankth ose panik dhe posedim të armëve të palicencuara.

Megjithatë, ai nuk pritet të kalojë kohë në burg, pasi që dënimi do të mbetet i suspenduar për aq kohë sa ai nuk bën telashe të tjera brenda një periudhe pesëvjeçare.

Pasi u shfaq një gjykatë të mërkurën, Arda e lëshoi një deklaratë përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram, ku thuhej: “Nuk e bëra këtë krimin e ngacmimit verbal, që po më shqetëson vetëm duke folur për të”.

“As nuk është e mundur. Lajmi i kësaj ngjarjeje është se unë jam i liruar nga akuzat për ngacmim dhe jo dënimi që e mora për gabimet që i bëra shkaku i shpifjeve që u bënë ndaj meje”.

Turan iu bashkua Barcelonës nga Atletico Madridi për 34 milionë euro në vitin 2015 dhe që nga atëherë ai është paraqitur në 55 ndeshje në të gjitha garat për klubin.

Sulmuesi i kishte fituar katër trofe gjatë kohës së tij në Camp Nou, përfshirë titullin e La Ligës në sezonin 2015-16, por ai u dërgua në Basaksehir në një marrëveshje për huazim për dy vjet.

Turan i ka luajtur tri ndeshje në Superligën turke këtë sezon dhe ai i ka bërë edhe 100 paraqitje për ekipin kombëtar të Turqisë, duke kontribuar në to me 17 gola.