Etrit Berisha largohet nga Kombëtarja

Etrit Berisha largohet nga Kombëtarja

Megjithatë, zëvendësimi i tij u gjet shumë shpejtë.  Ishte portieri i U21, Gentian Selmani, që është vënë në dispozicionin e trajnerit Edy Reja.

Selmani do ta plotësojë treshen e portierëve bashkë me Thomas Strakoshën dhe Alban Hoxhën.

FSHF njoftoi largimin e Berishës për shkak të një dëmtimi, megjithatë mediet në Shqipëri kanë aluduar se pikërisht zgjedha e Strakoshës si portier i parë ka qenë arsyeja e vërtetë e largimit të gardianit të Spal.

Njëjtë kishte vepruar edhe portieri i Lazios në kohën e Panuccit.

Kuqezinjtë do të përballen nesër në mbrëmje me Islandën, në një sfidë vendimtare për fatet e eliminatoreve të Euro 2020.