• E mërkurë / Nov-13 06:28
  • Kontakt

''Fluidi Corporation'' ka filluar eksportin e lëngjeve freskuese edhe në Libi

''Fluidi Corporation'' ka filluar eksportin e lëngjeve freskuese edhe në Libi

Kompania për prodhimin e lëngjeve freskuese “Fluidi Corporation” ka filluar të eksportojë prodhimet e saj edhe në Libi.

Përveç shitjes në tregun evropian, kjo kompani tashmë ka filluar të zgjerojë tregun e saj edhe në Afrikë duke zgjeruar edhe më shumë linjen e prodhimit vendor.

Kompania “Fluidi Corporation” ka tregun e zgjeruar dhe eksporton në mbi 20 shtete të botës si Zvicër, Gjermani, Austri, Suedi, Francë, Itali, Holandë, Amerikë, Australi, Bullgari, Malt, Arabi Saudite, Kuwait etj.