Tifozët e Barcelonës thërrasin emrin e përforcimit të madh

Tifozët e Barcelonës nuk kanë dyshime se cilin futbollist dëshirojnë ta shohin në skuadër për sezonin e ri.

Tifozët e Barcelonës janë plot me entuziazëm në lidhje me mundësinë e transferimit të Neymar.

Ylli i Paris Saint-Germain është objektiv i madh i klubit katalan për javët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Dhe, tifozët i kanë bërë me dije presidentit Josep Maria Bartomeu se mbështesin plotësisht rikthimin e brazilianit te skuadra e Barcelonës, shkruan “Sport.es”.

“Neymar, Neymar!”, ishin thirrjet e sotme të tifozëve derisa skuadra kishte mbërritur në Bilbao për ndeshjen e sotme në San Mames.