• E mërkurë / May-08 23:20
  • Kontakt

Fillon me punë fabrika e këpucëve ''SOLID'' në Preshevë (VIDEO)

Investitori i parë në komunën e Preshevës ishte paraqitur gati para një viti...

Data 22 janar është datë për tu mbajtur mend sepse në këtë datë tek qytetarët tanë u ngjall një shpresë e re, ku me kalimin e kohës shpresojmë të përfshijë një numër të madhë të punëtorve dhe t'i ndaloj që ti braktisin vendlindjet e tyre.

Ekipi i televizionit Aldi vizitoi fabrikën "SOLID EUROPA" ku me rastin e vizitës tonë intervistuam edhe drejtorin e kësaj fabrike z.Shefqet Kuçi.

Drejtori i kësaj fabrike z.Kuçi u shpreh mjaftë i kënaqur me fillimin e punës në këtë fabrikë, ku punën kishin filluar një numër i punëtoreve të vjetër që kanë punuar në ish fabrikën "Çik" dhe një numër i të rinjëve ku duhen trajnuar nga ish punëtorët e "Çikut" për hapat e parë të tyre.

Z.Kuçi e sheh një energji tek të rinjët Preshevarë dhe shpreson që me kalimin e kohës të zgjerojë edhe më shumë prodhimin e tij për ti përmbushur kërkesat e konsumatorëve.

Fabrika e këpucve "Solid Europa" arriti t'a hapë degën  e saj në Preshevë, ne shpresojmë që me kalimin e kohës qyteti jonë të përfshihet nga shumë investitorë dhe ti kthehet ajo gjallëri Preshevës që e posedonte vite më parë.