• E mërkurë / Aug-21 01:11
  • Kontakt

Kanë kaluar vetëm dy ditë nga lansimi, kaq klikime ka marrë Elvana me këngën ‘Meine Liebe’

Çdo projekt i këngëtares po kthehet në një hit.

Elva Gjata ka pasur një verë shumë të suksesshme sa i përket muzikës, pas performancave të shkëlqyera në ‘Alba Festival’ dhe ‘Sunny Hill Festival’ këngëtarja po shijon sukseset e dueteve të fundit.

Javë më parë ajo në bashkëpunim me Capital T lansua ‘Fustani’ këngë kjo që nuk ju desh shumë të marr epitetin e një hiti.

Pas suksesit të këtij bashkëpunimi, artistja nga Shqipëria nuk priti shumë dhe publikoi edhe një tjetër duet këtë radhë me Ardian Bujupin ‘Meine Liebe’ këngë kjo që mori mbi një milion e gjysmë klikime brenda dy ditëve.