Hulumtim: Konsumimi i verës mund të iu ndihmojë në humbjen e peshës

Ekzistojnë një numër i madh i llojeve të ndryshme të alkoolit, ku disa prej tyre hynë në listën më të mirë

Vera pa dyshim është njëra nga këto pije.

Sidoqoftë, jo domosdoshmërisht vera përfundon duke qenë pije e preferuar e njerëzve, megjithatë  ajo ka disa avantazhe mjekësore. Në thelb, vera ka përmbajtje dyfish më të madhe sesa pijet tjera alkoolike. Ndërsa, hulumtuesit rekomandojnë se pirja e verës mund të ju ndihmojë shumë për tu kthyer në formë, raporton “JustHealthy”.

Kjo pije ka një numër të madh avantazhesh që ju ndoshta nuk i keni dëgjuar, madje as edhe menduar. Vera është e mbushur me ‘agjentë; të parandalimit të kancerit dhe ndihmon trupin tuaj të luftojë sëmundje të ndryshme.

Po ashtu, kjo pije alkoolike zvogëlon rrezikun e goditjeve në tru dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Një nga zbulimet e fundit në lidhje me avantazhet mjekësore të verës, është se me pirjen e saj para se të bini në gjumë, mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Janë një numër i madh i njerëzve që betohen se pirja e verës ka pasur efekt në humbjen e peshës. Shumë hulumtime tjera janë bërë për të gjetur benefitet e verës, duke përfshirë edhe atë në Universitetin e Danimarkës, të cilët kanë gjetur se personat që kanë pirë verë çdo ditë kanë qenë në formë dhe kanë ruajtur peshën në krahasim me pjesën tjetër të cilët nuk kanë konsumuar verë.