Real Madrid i vihet pas talentit të Ajax

Donny Van de Beek kthehet në vëmendjen e Real Madridit.

Real Madrid po synon transferimin e mesfushorit 22 vjeçar të Ajaxit, Donny Van de Beek.

Sipas raportimeve të ‘AS’, emri i Van de Beek, është aktual sërish për Real Madridin.

Holandezi i talentuar, shihet si alternativë e Christian Eriksen dhe Paul Pogba, të cilët janë kërkuar nga Real Madrid, por ende nuk kanë bindur skuadrat e tyre për transferim.

Van de Beek, është pjesë e skuadrës së parë të Ajax nga viti 2015, dhe në 94 paraqitje ka shënuar 20 gola.