• E mërkurë / Apr-24 03:25
  • Kontakt

Man Utd synon transferimin e Umtiti

Manchester United po shqyrton mundësinë e rikthimit në pistën Samuel Umtiti.

‘Djajtë e Kuq’ po shohin mundësinë e transferimit të Samuel Umtiti nga Barcelona, si alternativë e mbrojtësit të Leicester City, Harry Maguire.

Skuadra e Ole Gunnar Solskajer thuhet se ka pyetur Barcelonën për një marrëveshje për Samuel Umtitin, shkruan Le10Sport.

United janë për përpjekur të nënshkruajnë me Harry Maguire këtë verë, por deri më tani e kanë pasur problem të arrijnë marrëveshje me Leicester City.

Sipas Le10Sport, United tani po konsideron si alternativë Umtitin, që sezonin e kaluar ka filluar 13 ndeshje nga minuta e parë për Barcelonën.