Publikohet videoklipi i këngës “Harder”, Bebe Rexha në rolin e nuses

Është publikuar me videoklip kënga e re e Bebe Rexhës.

Bebe Rexha dhe Jax Jones kanë bashkëpunuar për këngën e re, e cila tashmë erdhi edhe me videoklip.

Këngëtarja vjen në rolin e nuses në këtë klip, për të cilin të gjithë menduan se ajo ishte martuar vërtetë.

“Videoklipi i “Harder” tashmë është publikuar! Më vjen keq nëse ju mashtrova, por ishte kënaqësu dhe nuk do ta bëj përsëri (mbase). Ju dua!!!”, ka shkruar Bebe.Klipi i Bebe Rexhës dhe Jax Jones nuk është i qasshëm në vendin tonë.