Lirohet pas 17 viteve burg

shtë liruar nga burgu, Genc Tafili, personi i cili kaloi në qeli 17 vjet për vrasjen e komisarit të.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Krujës, për t’i dhënë të dënuarit, lirinë me kusht. Genc Tafili është vëllai i Admir Tafilit, gjithashtu person me precedent të shumtë penal I cili ndodhet në burg. Ata kanë qenë të dy në të njëjtin burg, pasi vite më parë bënë arratisjen më të bujshme në Shqipëri, duke thyer sigurinë e burgut të Drenovës në Korçë, ata u ndanë në burgje të ndryshme.

Genc Tafili është liruar dje me kusht nga gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.  Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit në vitin 2000 gjatë një shkëmbimi zjarri, ku humbi jetën edhe babai i vëllezërve Tafili, Bahri Tafili. 

Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua. Ai konsiderohet i forti i Shkodrës, ndërsa vëllai i tij Admiri, njihet si kreu i bandës së tritolit, që kryente vrasje me porosi të cilat Tafili i koordinonte që nga qelia