Zhytësit ndihmuan krijesën ujore, iu afrua që t’ia largonin një grep nga syri

Zhytësit ndihmuan krijesën ujore, iu afrua që t’ia largonin një grep nga syri

Krijesa ujore e ka njohur njërin nga anëtarët e grupit të zhytësve, që ndodheshin në një bregdet të Australisë dhe i është afruar për të kërkuar ndihmë.

Jake Wilton është fotografi nënujor dhe shoqëruesi i zhytësve, që kapi momentin e rrallë, kur njëri prej tyre iu afrua gjallesës për t’i hequr nga syri grepin që i ishte kapur.

“Afrohej gjithnjë e më shumë dhe mbante krahët hapur, sikur donte të thoshte se i duhet ndihmë dhe nuk do të sulmojë” ka thënë Wilton.

Mësohet se kjo është një rraxhë rreth 30 vjeçare, që gjithmonë ka qenë e afërt me njerëzit, për dallim nga gjallesat e njëjta, që nuk janë aq miqësore.