• E mërkurë / Jul-17 18:42
  • Kontakt

Organizohet shkolla verore për fëmijë në Preshevë, ''Presheva kamping 2019''

Në muajin korrik nga data 22 - 26, organizohet shkolla verore për fëmijë në Preshevë

Të nderuar prindër

 Është hera e pare që organizohet një kamp veror në Preshevë, e cila ka karakterin e shkollës verore për fëmijë.   për dallim nga arsimi i rregullt obligativ, fëmijët kanë nevojë të përfitojn edhe permes edukimit joformal siç është rasti me kampin veror edukativo-rekreativ : “Presheva kamping 2019”.

 Aktiviteti fizik dhe këshillimi për fëmijët (tinejxherët-adoleshentët) është tejet i nevojshëm viteve të fundit, sidomos gjatë stinorit veror, sepse kohën më të madhe ata (fëmijët) e kalojn të mbyllur në shtëpi gjatë ditës para televizorit, kompjuterit apo me telefon në dorë.  

Për këtë qëllim, ne kemi planifikuar të ua ofrojm kët 1% ofertë që përgjat një jave fëmijët tuaj të jenë pjesë e kampingut që do ta realizojm nga data 22 deri 26 korrik 2019 për fëmijët nga mosha 8 deri 18 vjeç për dyja gjinitë. 

Organizatorë të kampit janë : Klubi sportiv dhe shoqata si institucione joqeveritare që veprojn në komunën e Preshevës. Vendi I mbajtjes së aktiviteteve do të jetë pishina në fshatin Raincë.  

Ju ftojm që ti jepni shansin fëmijëve tuaj të përfitojn nga aktivitetet, puntorit, lojrat sportive,  ngjarjet dhe eksperiencat që mund të ofrohen gjatë këtyre organizimeve. 

Kontakt tel: 0621487903