Presheva me kuadra profesional në lëmin e rrobaqepsisë

Presheva me kuadra profesional në lëmin e rrobaqepsisë

Në Projetki “ Kursi profsional i rrobaqepsisë“ i finansuar nga Agjensioni Turk për zhvillim dhe kordinim “ TIKA” , Rep.Turqis dhe i mbështetur nga komuna Preshevës,
u ndanë Çertifikatat për dhjetë kursante që vijuan kursin profesional të rrobaqepsisë,
i cili është një projekt afategjatë dhe gjatë implmentimit do të aftësohen një numër madhë grave dhe vajzave në këtë profesion.

Motoja e projektit “ Për një grua të avansuar dhe profesionale “ gjithashtu dhe
qëllimi i projektit : orjentimi i gruas në karier profesioanle , afrësimi profesionl në sektorin e tekstilit pra të rrobaqepsisë ,ngritja e kapaciteteve të gruas përmes pjesëmarjes ,përgaditja e kuadrave të reja te kualifikuara të gatshme për tregun e punës, ku ne te ardhmen do te jene nje fuqi punotre e re ne komunen tone.
Janë disa nga synimet gjatë implementimit të që projektit.

Programi që u zhvillua për kursantet implementimin gjashtëmujor.

* Skicim figure
* Teknika të zhvillimit të prerjes industriale .
* Qepje e modelit.
* Rregullim i difekteve
* Teoria e ngjyrave
* Modelim dhe prerje për femijë.
* Modelim dhe qepje bluze.
* Modelim dhe qepje fustani.
* Modelim dhe qepje këmishe.
* Modelim dhe qepje xhakete.
* Modelim dhe qepje palltoje, etj


Për kursantët e tash rrobaqepëse profesionale ,
përveq se mund te fillojn punën në hapjen e bizneseve të veta ,
gjithashtu mund edhe të fillojnë punën ne biznese aktusle, ku përmes punës që punojn do të sigurojn të ardhura për familjet e tyre.

Gjatë impelmentimit gjashtëmujor të kursit , gjatë promovimit te punës tonë , ka pasur interesim të madhë nga televizionet lokale dhe rajonale dhe jane dhënë sekuenca për kursin që po implementohet .

Pas intervistave ajo cka kemi vërejtur se , në adresen e shoqatës tonë kane ardhur shumë kërkesa nga bizneset vendore dhe rajonale se kane nevoje për fuqi puntore profesionale.

Përmes ketij projekti po krijohen mundësi më shumë për komunën e Preshevës , sepse tash në mesin tonë kemi kuadra profesionale në lëmin e tekstilit (rrobaqepsisë ) dhe
në të ardhmen mund të i ftojmë kompanit nga fusha e tekstilit që të stacionohen në Preshevë , pasi që njeri ndër kriteret kryesore që një biznes të vije ne ndonjë qytett është fuqia puntore.


Për te gjitha këto që u thanë dhe gjithë këto mundësi që po na krijohen për rininë preshevare ,nuk do të kishte qenë të mundur pa mbeshtetjen nga Rep e Turqis, pa vullneti i ambasadorit te Rep.Turqis z.Tanju Bilgix , pa angazhimi I kordinatores TIKA-së Çagla Gültekin Tosbat dhe pa ndihmën e miqve tanë që angazhohen për të mirë e Luginës së Preshevës.

Në emër të Shoqatës Vizioni për zhvillim dhe kooperim gjitashtu në emër të grupit të kursanteve dhe qindra mesazheve nga qytetaret qe ne kemi pranaur në adrsen e shoqatës sonë , faleminderit Rep.Turqis për mundësit dhe finansimin e projektit “ Kursi profesional I rrobaqepsisë”

Shoqata Vizioni për zhvillim dhe kooperim
Preshevë
12.07.2019