Janë bërë dy vjet, që kur ka hzrë në prodhom Bugatti Chiron dhe ka shënuar një rekord prodhimesh të kësaj hiper-makine, transmeton Telegrafi. Tashmë janë lansuar 200 makina nga kjo linjë prodhimi dhe i fundit, është dërguar te një blerës në Zvicër.
“Nuk ndjejmë asgjë tjetër pos krenari, se të shohim teksa del nga prodhimi ky Chiron. Me të e festojmë historinë e kompanisë dhe historinë e automobilizmit francez” ka thënë Stephan Winklemann, president i kompanisë.
Megjithëse shifra prej 200 makinash nuk duket shumë, është shumë e lartë kur kemi parasysh se secila makinë kërkon nga dy vjet punë, para tetë javësh tjera derisa të përfundohet. Në vitin 2017, kishte dalë nga prodhimi i pari Chiron, teksa gjatë një viti, në përgjithësi dolën 70.
Konsiderohej se për çdo vit mund të prodhoheshin nga 70 makinë, por ky numër u rrit për çdo vit, me 76 si dhe 80 që pritet të përfundohen gjatë këtij viti.
Deri më tani, janë 200 Bugatti Chiron të prodhuara, që kompania prodhuese e konsideron si sukses shumë të mirë.