Ja se sa i paguan Spotify punonjësit e vet

Kompania paguan paga vjetore me gjashtë shifra për shumë drejtues të vjetër.

Shërbimi suedez i transmetimit muzikor Spotify ka 299 milionë përdorues aktivë mujor, duke e bërë atë udhëheqësin e tregut.

Por kompania gjithashtu ishte në gjendje të rrisë numrin e saj të punonjësve.

Sipas Statista, ndërmarrja kishte 4,405 të punësuar në të gjithë botën në fund të vitit 2019, krahasuar me 3.651 në 2018.

Kompania vazhdon të zgjerohet, aktualisht reklamohen më shumë se 200 pozita, transmeton Telegrafi.

Business Insider tani ka treguar se sa i paguan kompania punonjësit e saj.

Kompania paguan paga me gjashtë shifra për punonjësit ekzekutiv çdo vit.

Pagat vjetore me gjashtë shifra

Pagat bazohen në pagën mesatare që punonjësit me kualifikime të ngjashme marrin në profesione të tjera.

Përveç pagës së ofruar, Spotify u ofron punonjësve grante shtesë siç janë aksionet ose bonuse.

Në departamentin e marketingut, Spotify pagoi punonjësit e saj midis 95,000 dhe 133,000 dollarë në vit.

Për analizën e tregut, të punësuarit morën paga midis 70,000 dhe 160,000 dollarë amerikanë.

Në statistikat dhe inxhinierinë, Spotify pagoi pagat midis 100,000 dhe 250,000 dollarë.

Shkencëtarët dhe analistët e të dhënave fituan më së shumti me 200,000 deri në 250,000 dollarë.

Punonjësit e Burimeve Njerëzore u paguan më së paku, në afro 68,000 dollarë.