Ftohet seanca e tretë të Kuvendit komunal të Bujanocit, Rtv Aldi do ta transmetoj drejtpërdrejt

Kryetari Adnan Salihi fton seancën e tretë të Kuvendit komunal të Bujanocit për ditën e hënë – 15 korrik, 2019

Rtv Aldi ju njofton të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës se tani e tutje Seancat të Kuvendit Komunal të Bujanocit do ti transmetoj drejtpërdrejt.

Kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Dr.Adnan Salihi, e ka ftuar seancën e tretë më datë 15 korrik ditë e hënë.

Siç është publikuar në portalin zyrtar të Komunës së Bujanocit, për këtë seancë të Kuvendit komunal, janë parapa 16 pika të rendit të ditës, ndërsa rendi përfundimtar i ditës do të caktohet gjatë mbledhjes së Asamblesë komunale.

Në vazhdim, ju sjellim rendit e ditës të seancës së tretë të paralajmëruar për ditën e hënë:


K O N V O K O J

Seancën e TRETË të Kuvendit Komunal të Bujanocit më 15.07.2019 (e hënë). Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit me fillim në ora 10.00.

Për seancë propozoj këtë:

 Rend të ditës

Shqyrtimi dhe aprovimi i ekstraktit nga procesverbali i seancës së dytë të mbajtur më 27.05.2019 të Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit.

1.Propozim Vendimi mbi ujësjellësin;

2.Propozim Vendimi mbi shpalljen e zonave erozive dhe përshkrimin e masave kundër erozive;

3.Propozim Aktvendimi mbi shkarkimin e U.D. të Barnatores në Bujanoc;

4.Propozim Aktvendimi mbi emërimin e U.D. të Barnatores në Bujanoc;

5.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës  dhe atij financiar të „NP Komunalia“ Bujanoc për vitin 2018;

6.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës  dhe atij financiar për vitin  2018 të Barnatores;

7.Shqyrtimi dhe miratimi i Programit të punës dhe atij financiar të Barnatores për vitin 2019;

8.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës dhe atij financiar të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” Bujanoc për vitin 2018;

9.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës dhe atij financiar të Bibliotekës “14 Nëntori” Bujanoc për vitin 2018;

10.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës dhe atij financiar të Agjensionit turistik Bujanoc për vitin 2018;

11.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës dhe atij financiar të Qendrës sportive “Rinia” Bujanoc për vitin 2018;

12.Raporti i punës me Raportin financiar të Qendrës për punë sociale në Bujanoc për vitin 2018;

13.Propozim Aktvendimi mbi ndryshimin e Aktvendimit mbi emërimin e komisionit për zgjedhje dhe emërime;

14.Propozim Aktvendimi mbi shkarkimin e anëtarëve të këshillit të shkollës në SH.F.”Naim Frashëri” në Bujanoc;

15.Propozim Aktvendimi mbi emërimin e anëtarëve të këshillit të shkollës në SH.F.”Naim Frashëri” në Bujanoc;

16.Pyetje të këshilltarëve.

Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.


 KRYETARI I KK-së,

   Adnan Salihi