Cakaj konfirmon mbështetjen për shqiptarët e Luginës së Preshevës, financimi i godinës së KKSH-së

Cakaj konfirmon mbështetjen për shqiptarët e Luginës së Preshevës, financimi i godinës së KKSH-së

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur marrjen përsipër të financimit për restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar në Shqipëri dhe funksionalizimin e plotë të Qendrës Kulturore Multidimensionale të këtij Këshilli në Komunën e Bujanovcit.

Kështu ka bërë të ditur ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Funksionalizimi i plotë i Qendrës Kultutore Multidimensionale në Komunën e Bujanovcit do të ketë një funksion tepër të rëndësishëm në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe më gjerë. Kjo Qendër, po ashtu, do të ushtrojë një ndikim pozitiv edhe në vitalizimin e shoqërisë civile në ketë hapësirë me vlerë të veçantë historike”,  ka shkruar Cakaj.

“Shumë shpejt duhet të procedohet me një marrëveshje të veçantë bashkëpunimi për mbështetje të veçantë financiare, politike, shoqërore dhe kultutore për shqiptarët e Luginës!”, përfundon Cakaj shkrimin e tij.