• E mërkurë / Jul-17 18:42
  • Kontakt

Deputeti i LDK-së: Isa Mustafa nuk mund ta rrisë partinë më shumë, na duhet lidership i ri

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, ka thënë se në LDK duhet të ketë një lidership të ri, por nuk bën t’i mohohet ...

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, ka thënë se në LDK duhet të ketë një lidership të ri, por nuk bën t’i mohohet kandidatura as Isa Mustafës.Avdyli, në në RTV Dukagjini, ka thënë se duhet të ketë ndryshime në udhëheqje të LDK-së. “Isa Mustafa nuk duhet të jetë një person që duhet ta hedhim. Po mundohet të flitet vetëm në anën e zezë të tij edhe nga mediat e caktuara, por mendoj se ai ka luajtur një rol në LDK. Ai e ka stabilizuar LDK-në pas një tronditje që ndodhi pas humbjes së liderit. E ka stabilizuar partinë në aspektin e qyteteve të fituara dhe numrit të përgjithshëm të votave”. Deputeti i LDK-së, ka thënë se Isa Mustafa ka të drejtë të kandidojë për një mandatë tjetër në krye të LDK-së, por sipas tij ai më shumë se kaq nuk mund ta rrit partinë. “Nuk e di a i fiton Isa Mustafa zgjedhjet në LDK, por e di që partinë nuk mund ta rritë më shumë se që është. Por mendoj se askush nuk mund të thotë se Isa Mustafa nuk ka të drejtë të kandidojë për të parin e LDK-së”. Avdyli ka thënë se kërkesa e tij si deputetët është që gara për të parin e LDK-së të jetë fer dhe me votë në kuti e jo me aklamacion. “Neni kryesor për zgjedhjet në LDK thotë se kryetari zgjidhet me votë të fshehtë, por një nen paraprak thotë se aprovimi i kandidaturave bëhet me 50+1 % të votave të delegatëve”. Ish-kryetari i Degës së LDK-së në Prizren thotë se kuota e 50+1% dyshon se është vënë për të penguar kandidatët e caktuar.