Prokurorisë i perfundon koha për të hetuar Tahirin, ja vendimi që mori gjykata

Afati tre mujor për hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i dyshuar si i implikuar në trafikun e drogës së Habilajve

Afati tre mujor për hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i dyshuar si i implikuar në trafikun e drogës së Habilajve, ka përfunduar dhe për këtë shkak Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Gjykatës zgjatjen e këtyre hetimeve.

Gjykata ka pranuar kërkesën dhe hetimet ndaj Tahirit do vijojnë edhe për tre muaj të tjerë. Ish-ministri i Brendshëm përmendet në përgjimet e Habilajve, të siguruara nga autoritetet italiane i si përfshirë në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali e cila kryhej nga grupi kriminal i Moisi Habilajt, i arrestuar në Itali në muajin tetor 2017.