Bankierët po marrin kurse në Universitetin e Oksfordit para se robotët t’ua zënë punët e tyre

Bankierët po marrin kurse në Universitetin e Oksfordit para se robotët t’ua zënë punët e tyre

Bankierët nga e gjithë bota kanë nisur kurse në Universitetit e Oksfordit në teknologjinë financiare, strategjinë e kriptovalutave, algoritmet tregtare, inteligjencën artificiale dhe lëndë të tjera të së ardhmes para se robotët të marrin punën e tyre.

Më shumë se nëntë mijë njerëz, mesatarisht të moshës 39 vjeç kanë marrë kurset e hapura në internet nga Shkolla e Biznesit Saïd në Universitetin e Oksfordit në më pak se dy vjet.

Inteligjenca Artificiale pritet të gjenerojë 300 miliardë dollarë nga kursimet e kostos deri në vitin 2030, pjesërisht përmes shkarkimit ose ri-përcaktimit të më shumë se 1.3 milionë bankierëve. Pra, frika e bankierëve për t’u zëvendësuar nga robotët janë të bazuara mirë.

“Çdo gjë që mund të automatizohet, ka për t’u bërë. Megjithatë, profesionistët e financave mund të shpëtojnë punën e tyre nëse zhvillojnë aftësitë e duhura për të përfituar nga teknologjitë që pengojnë industrinë”, tha Huy Nguyen Trieu, një profesor në Universitetin e Oksfordit.

Sektori financiar po përjeton ndryshime gjithëpërfshirëse. Algoritmet tregtare parashikohen të rritet me 11 për qind në vit dhe të arrijë 19 miliardë dollarë në 2024, institucionet financiare po derdhin rreth 1.7 miliardë dollarë në vit në bllok, ndërsa transaksionet dixhitale globale arritën 3.4 trilionë dollarë në vitin 2018.