Njeriu që kundërshton ndarjen e Kosovës, synon të bëhet kryeministër i Britanisë

Njeriu që kundërshton ndarjen e Kosovës, synon të bëhet kryeministër i Britanisë

Jeremy Hunt, ministri aktual i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, pas largimit të Theresa May, do të synojë postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe.

Zgjedhja e tij në këtë post do të ishte një lajm i mirë për Kosovën, pasi që Jeremy Hunt është një nga kundërshtarët më të ashpër të idesë së ndarjes së Kosovës, korrigjimit të kufijve e shkëmbimit të territoreve.

Këtë qëndrim për kufijtë nga zyra e Hunt e kishin treguar në një përgjigje dhënë Gazetës Express më 6 mars të vitit 2019.

Ndër të tjera Hunt njëjtë sikurse kancelarja Merkel ëshë kundër taksës ndaj produkteve serbe. Sipas tij taksa duhet pezulluar me qëllim të rifillimit të dialogut të Brukselit për normalizim të  raporteve.

“Ne vazhdojmë t’iu bëjmë presion të dy palëve që t’i zbusin tensionet në mënyrë që t’iu kthehen negociatave. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të përcaktojë hapat që synon të marrë, për të pezulluar taksën, gjë që do të mundësojë kthimin në dialog. Është në interesin e Kosovës që të shfrytëzojë momentumin drejt arritjes së një marrëveshje”, ishte thënë ndër të tjera në përgjigje.